Rreziku për sulm në zemër shtohet për një të pestën nëse përdorni ilaçe kundër thartirës së lukthit

  • E.K /
  • 07 April 2021 - 14:02
Rreziku për sulm në zemër shtohet për një të pestën nëse përdorni ilaçe kundër thartirës së lukthit

Inhibitorët e pompës protonike janë një formë e ilaçeve kundër acidit të lukthit, që zakonisht merren nga të rriturit për një gamë të gjerë të sëmundjeve. Sido që të jetë, një studim i ri sugjeron që njerëzit duhet të kenë kujdes në këtë drejtim rreth përdorimit të tyre, sepse përdoruesit e tyre janë për 16-21 për qind më të rrezikuar nga sulmet në zemër.

Një tjetër lloj i këtyre ilaçeve, që quhen bllokuese të receptorëve "H2" nuk është vërejtur se shton gjasat e rrezikut për të pësuar sulm në zemër. Inhibitorët e pompës protonike zakonisht përdoren për shërimin e sëmundjeve sikur që është rikthimi i thartirës së lukthit në ezofag dhe infeksioni me bakterin "Helicobacter pylori". Sido që të jetë, me kalimin e kohës ekspertët kanë filluar të shtrojnë pyetje në lidhje me këto ilaçe. Ata kishin ardhur në përfundim se të gjithë ata që përdorin ilaçet e tilla rrezikohen seriozisht nga sulmet në zemër.

(Kosova Sot Online)