Çfarë d.m.th djersitja e tepërt?

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 13:39
Çfarë d.m.th djersitja e tepërt?

A ju ka ndodhur edhe juve që t'ju mbulojnë djersët, pa marrë parasysh se në cilën stinë gjendeni dhe çfarë temperature mban jashtë? Ndoshta ka ardhur koha që ta dëgjoni se çka përpiqet t'ju thotë organizmi juaj. Se a jemi, apo nuk jemi të stresuar, mund ta kuptojmë edhe nga era e djersës. Kur jemi nën stres, djersa kryesisht krijohet nga gjëndrat apokrine, të cilat gjenden vetëm në pjesë të caktuara të organizmit.

Djersa e tillë ka shumë yndyra dhe proteina, të cilat, pasi që të përzihen me baktere, rezultojnë me një erë shumë të keqe të djersës. Në anën tjetër, nëse p.sh. jeni duke shëtitur në një ditë të nxehtë dhe hetoni se më nuk jeni duke djersitur dhe ju merren mendtë, kjo d.m.th. se keni humbur shumë lëngje, të cilat duhet t'i kompensoni sa më parë. Përndryshe, djersitja e tepërt mund të jetë shenjë e rënies së sheqerit në gjak, e fillimit të shtatzënësisë, apo keni hyrë në menopauzë. Bëni mirë të shkoni te mjeku.

(Kosova Sot Online)