Peri i leshtë i lidhur rreth dore zvogëlon dhembjen dhe përmirëson qarkullimin

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 11:59
Peri i leshtë i lidhur rreth dore zvogëlon dhembjen dhe përmirëson qarkullimin

Me gjasë ju kujtohet kur nënat dhe gjyshet tona na lidhnin penj të leshtë në duar. Ato besonin se penjtë e kuq dhe të bardhë na mbronin nga të këqijat. Por, tani ka të dhëna se lidhja e perit të leshtë në dorë, afër pulsit, largon dhembjen e nyjave. Mjekët nuk i komentojnë këto pretendime, d.m.th. se as nuk i mohojnë ato. Shikuar në aspektin higjienik, leshi është materiali më i shëndetshëm termorregullator.

Struktura e tij lejon lëkurën që të marrë frymë, por ai ka edhe veti shëruese. Në kohët antike, njerëzit largonin dhembjet e ndryshme duke qitur pak lesh delesh aty. Leshi i deleve, i patrajtuar me substanca kimike, është i mbuluar me dyllin e kafshëve - lanolinën, e ka këtë efekt të dobishëm. Lanolina përdoret edhe në kozmetikë. Lanolina e leshit të deles depërton në lëkurë dhe ndikon në mënyrë të dobishme në nyja, muskuj, qarkullim të gjakut, etj.

(Kosova Sot Online)