Hani 100 gramë çokollatë në ditë, ja pse!

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 12:15
Hani 100 gramë çokollatë në ditë, ja pse!

Njerëzit që hanë çokollatë, për 11 për qind janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, ka treguar studimi nga universiteti në Aberdin. Në bazë të studimit, për jetë të shëndetshme, për çdo ditë konsumoni nga 100 gramë çokollatë.

Adhuruesit e çokollatës për nëntë për qind më pak vizitojnë spitalet si pasojë e sëmundjeve të zemrës derisa 23 për qind më pak janë të rrezikuar nga infarkti. Në studim kishin marrë pjesë 25.000 meshkuj dhe femra. Në bazë të studimeve që kishin të bëjnë për ndikimin e ushqimit në periudha të gjata kohore, është zbuluar se përjashtimi i çokollatës nga menyja nuk do ta zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare apo vdekja si pasojë e sulmit në zemër.

(Kosova Sot Online)