Terapia me këmbë të zbathura mposht shumë sëmundje

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 11:06
Terapia me këmbë të zbathura mposht shumë sëmundje

Ditët e ngrohta erdhën. Natyra është zgjuar. Pikërisht tani mund të bëni diçka të dobishme për shëndetin tuaj. Një nga këto mënyra është ecja këmbëzbathur. Në shputat tona ekzistojnë pika që janë të lidhura me organet vitale në trup. Me stimulimin e atyre pikave në fakt mund t'ju bëjmë masazh organeve të brendshme dhe përmirësojmë qarkullimin e energjisë vitale. E pikërisht ecja këmbëzbathur luan rol të rëndësishëm. Dikur paraardhësit tanë kishin ecur ashtu nëpër bar, gur, plazh dhe ishin shumë më të shëndetshëm. Sikurse që drita e diellit na furnizon me vitamina D, toka na furnizon edhe me një përbërës të domosdoshëm.

Muna ta quajmë vitamina T (T si 'toka'). Gary Schwartz, profesor i psikologjisë dhe mjekësisë në Universitetin në Arizona, pohon se kjo është e domosdoshme dhe e efektshme sikurse rrezet e diellit, ajri, uji dhe ushqimi. Ecja këmbëzbathur është kontakti me energjinë elektrike natyrale të sipërfaqes së tokës. Studimet e deritanishme ofrojnë shumë fakte që energjia sipërfaqësore e tokës ka shumë veti shëruese për neve, e midis tyre është edhe ajo që e pakëson stresin, përmirëson sistemin kardiovaskular, zvogëlon ndikimin e fushave të dëmshme magnetike, si dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

(Kosova Sot Online