Ushqimet që largojnë dhimbjet

  • E.K /
  • 27 April 2021 - 13:12
Ushqimet që largojnë dhimbjet

Shumica e njerëzve porsa të ndjejnë dhimbje vrapojnë pas ilaçeve.Por, në vend se të merrni një tabletë dhe ta shtyni dhimbjen për pak, hani disa nga këto ushqime dhe largoni shkaktarin e dhimbjeve.

DHIMBJET NË NYJA - VISHNJA, KURKUMË

Hulumtimet tregojnë se rreth njëzet vishnja të tharta munden të jenë efektive sikurse marrja e një brufeni, për zvogëlimin e dhimbjeve. Hulumtimi tjetër tregon se 45 vishnja në ditë e zvogëlojnë nivelin e proteinës rekreative C, shkaktarit kryesor të inflamacioneve që ndërlidhet me artritin, dhe atë deri më 25 për qind. Pos kësaj, hulumtimet tregojnë se edhe kurkumina, përbërës me të cilin është i pasur erëza kurkuma, njësoj zbut dhimbjen sikurse brufeni, te personat që vuajnë nga gjunjët me dhimbje nga osteoartriti.

INFEKSIONI I MUSKUJVE - XHENXHEFILI

Nëse përsëri keni vendosur të ushtroni, atëherë nuk ka fije dyshimi se aty ka edhe hapësirë për infeksione të muskujve. Praktika e deritanishme ka theksuar se pas përfundimit të ushtrimet pini andol, por kësaj tashmë i ka ardhur fundi. Pini çaj nga xhenxhefili. Hulumtuesit besojnë se përbërësit e xhenxhefilit, sidomos gjingjeroli, është një antioksidues që ka efekt kundër inflamacioneve dhe që është shumë efikas në heqjen e dhimbjeve.

URTHI - FASULJA

Hulumtimet tregojnë se personat që rregullisht konsumojnë ushqimet e pasura me fibra, si fasulja për shembull, kanë më pak gjasa, për rreth 20 për qind, që të zhvillojnë simptomat e urthit, apo të djegurave në gjoks. Kjo për arsyen se fibrat më shpejt e largojnë ushqimin nga lukthi dhe e parandalojnë refluksin.

PENGESAT NË TRETJE - MENTA, KOKOSI

Mentoli në mentën e freskët dhe në çaj ndikojnë kundër fryrjes dhe relakson muskujt, që mund të ndikojë kundër fryrjes dhe relakson muskujt, që mund të ndikojë në zbutjen e ngërçeve, që kohë pas kohe ndërlidhen me pengesa në tretje dhe sindromën e sorrës së irrituar. Te diarreja, sugjerohet të hani një deri tri lugë kokos të gërryer, kokos të pa ëmbëltuar, që posedon përbërës kundër baktereve dhe infeksioneve.

NGËRÇET GJATË PMS-SË - PEMËT ME LËVOZHGË TË FORTË

Trupi juaj ndoshta ju flet se dëshiron ëmbëlsira, por herën tjetër kur jeni në periudhën paramenstruale, PMS, përcaktohuni për pemë dhe fruta me lëvozhgë të fortë. Në fakt, hulumtimet tregojnë se femrat që gjatë kësaj periudhe kohore konsumojnë riboflavinë përmes ushqimit, siç janë bademi, kanë më pak gjasa (dhe atë për një të tretën) të zhvillojnë simptomat e PMS-së, përfshirë këtu edhe ngërçet. Ushqimet e pasura me vitamina B6, siç janë fëstëkët, mund të ndihmojnë në pakësimin e ngërçeve dhe mbajtjes së ujit në organizëm, gjatë periudhës së PMS-së.

KOKËDHIMBJET - KAFEJA, FARAT E KUNGULLIT

Dhimbja me pulse në kokë shpeshherë shkaktohet si pasojë e enëve të zgjeruara në kokë. Pijet me kafeinë, si kafeja, mund të ndihmojnë në zvogëlimin e enëve të gjakut dhe në zbutjen e dhimbjeve. Pijet me kafeinë përmirësojnë efektin e tabletave kundër dhimbjeve kështu që mund ta zvogëloni dozën e tyre. Por nëse vuani nga migrena - juve me siguri se ju mungon magnezi në organizëm, kështu që do të ishte e mirë këtë mineral ta konsumoni përmes ushqimit. Një burim i shkëlqyeshëm për magnez janë farat e kungullit. Magnezi ndihmon në qetësimin e nervave dhe relakson muskujt që ndikojnë në dhimbjen kur vuani nga migrena.

(Kosova Sot Online)