Ju ka prekur meduza, ju paraqesim ndihmën e parë

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 13:35
Ju ka prekur meduza, ju paraqesim ndihmën e parë

Larja pa brenga në det nganjëherë mund të prishet nga prekja e meduzës. Por, edhe kjo ka ilaç. Helmi i saj shkakton dhimbje, të ngjashme me ato që djegin, derisa në lëkurë shfaqen skuqje dhe të ënjtura. Nëse ju prek meduza, duhet të jeni të qetë, dilni nga uji dhe mos ta fërkoni trupin. Shenjën ta shpëlani me ujë të detit, kurrsesi me ujë të ëmbël.

Mos e prekni me duar apo mos e fërkoni vendin e prekur me peshqir apo me ndonjë rrobë. Nëse dëshironi t'i zbutni të djegurat, vendin ta lagni edhe me uthull ose me lëng limoni, e nëse këto nuk i keni asnjë në dispozicion, atëherë duhet ta përdorni urinën tuaj. Edhe pse për shumicën e nejçëve kjo është diçka e pakëndshme, por ajo që është kryesorja është se vepron. Ajo që kurrsesi nuk guxoni të bëni është ta shpëlani vendin e prekjes me ujë të ëmbël dhe me alkool.

(Kosova Sot Online)