Shtoni këta përbërës në pijet e preferuara dhe hiqni kilogramët shtesë

  • E.K /
  • 04 maj 2021 - 12:33
Shtoni këta përbërës në pijet e preferuara dhe hiqni kilogramët shtesë

Nëse jeni duke planifikuar ta hiqni ndonjë kilogram shtesë, pasuroni pijet tuaja me përbërësit e duhur, të cilët do t'ju bashkëngjiten në këtë luftë.

QUMËSHTI I PAËMBËLTUAR I BADEMIT

Nëse dëshironi që gjatë kësaj vere të humbni në peshë, keni një aleat më shumë. Përdorni qumështin e bademit, të paëmbëltuar, në vend se ta përdorni qumështin e lopës. Qumështi i paëmbëltuar i bademit përmban 30 kalori në gotë dhe nuk përmban sheqer, yndyrë dhe laktozë.

UTHULLA E MOLLËS

Një gotë me ujë të ftohtë është një nga freskimet më të thjeshta verore, por mund ta pasuroni edhe me shije të tjera. Shtoni pak xhenxhefil ose uthull të mollës. Kjo pije e shijshme verore përfundimisht do t'ju ndihmojë të humbni në peshë. Uthulla e mollës zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon grumbullimin e yndyrave në organizëm.

LIMONI

Një limon përmban diç më pak se një gram sheqer, e kjo edhe është arsyeja pse është një aleat kundër kilogramëve të tepërt. Merrni disa rriska limoni të freskët dhe i shtoni në pijen tuaj të preferuar, apo pini edhe çaj me limon. Nëse e pëlqeni limonadën. Përgatiteni pa sheqer apo ëmbëltojeni me bimën stevia.

KEFIRI

Kefiri pa yndyrë i zakonshëm është shtesë e shkëlqyeshme për frapetë tuaja apo përzierjet e ndryshme të pijeve të shëndetshme. Përmban shumë proteina, por ka edhe një numër solid të kalorive kështu që mos e përdorni në sasi të madhe. Kefiri pa yndyrë përmban numër më të madh të probiotikëve sesa jogurti.

SHALQIRI

Kjo perime freskuese posedon shumë pak kalori (një porcion me shalqi përmban vetëm 45 kalori) dhe është përbërës i shkëlqyeshëm për pijet verore. Shalqirin mund ta shtoni nëpër lëngje apo ujit të thjeshtë të ftohtë. Përveçse ju ndihmon në kujdesin ndaj linjës, shalqiri është luftues i shkëlqyeshëm i kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

KIVI

Edhe pse kivi nuk ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë te humbja në peshë, është shtesë e hatashme për pijet verore. Përmban shumë pak kalori dhe shumë fibra, antioksidues dhe vitamina C. Shtoni kivi në lëngjet tuaja, përzierjet e lëngjeve dhe nëpër frape. Kivi po ashtu ndihmon edhe në rregullimin e hormonit të stresit dhe është i shkëlqyeshëm në parandalimin e hershëm të plakjes së lëkurës.

(Kosova Sot Online)