Sytë tregojnë nëse rrezikoheni nga sulmi në zemër dhe në tru

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 11:10
Sytë tregojnë nëse rrezikoheni nga sulmi në zemër dhe në tru

Hulumtimet e publikuara në revistën "Psychological Science" zbulojnë që enët e imëta të gjakut në sytë e njeriut zbulojnë shëndetin dhe funksionimin e trurit tonë. Në hulumtim kishin marrë pjesë personat e moshës së mesme. Ata kishin mbushur një pyetësor, i cili përbëhej me pyetjet rreth shprehive të tyre jetësore, siç janë duhani, ushqimi, konsumimi i alkoolit dhe ushtrimet fizike, por edhe pyetje të tjera për gjendjen e përgjithshme socio-ekonomike.

Rezultatet e vëzhgimit tregojnë se personat që kishin vena të zgjeruara në sy kishin rezultate më të mira në testet e inteligjencës. Venat në sy mund të zbulojnë çfarë vena keni në tru, sepse kanë të njëjtën madhësi. Venat e syve janë të formuara nga të njëjtat qeliza sikurse edhe ato në tru. Hulumtimet e kryera paraprakisht, nga disa ekspertë të njohur botërorë, kanë treguar se venat apo enët e gjakut në sy mund të zbulojnë nëse ekziston rreziku për shfaqjen e ndonjë sëmundje, siç janë demenca, sëmundjet kardiovaskulare, sulmi në tru dhe ai në zemër.

(Kosova Sot Online)