Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse hani çdo ditë një shegë? Shkencëtarët thonë se…

  • G.G /
  • 18 May 2021 - 10:20
Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse hani çdo ditë një shegë? Shkencëtarët thonë se…

Nga mbrojtja kundër gripit deri tek luftimi i sëmundjeve të rënda, shegët e mbrojnë trupin tonë në mënyrë të shkëlqyer.

Ato janë të pasura me antioksidantë dhe kjo është arsyeja pse lehtësojnë dhimbjen dhe përmirësojnë inflamacion. Ndërsa shumë përfitime përmenden në internet, vetëm disa janë vërtetuar nga shkencëtarët, shkruan “Bright Side”.

Mund të mbajnë larg viruset dhe gripin sezonal.

Me lëngun e tyre, farat dhe madje edhe lëvoren, shegët mund të mbrojnë trupin nga patogjenët. Lëngu, veçanërisht, mund t’ju mbrojë nga viruset. Gjithashtu, ekstrakti i frutave, që është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, ka treguar se është një mbrojtje e madhe kundër gripit të zakonshëm.

Mund të ulë presionin e lartë të gjakut.

Karakteristikat antioksiduese të shegëve janë zbuluar se ulin me sukses hipertensionin dhe presionin e lartë të gjakut. Një  studim ka treguar se ata që vuajnë nga këto gjëra duhet të konsumojnë të paktën 240 ml në ditë në mënyrë që të fillojnë të shohin rezultate. Gjithashtu, ata duhet të sigurohemi se lëngu i shegës është 100% natyral, pa sheqer.

Një mënyrë tjetër që shegët ndihmojnë në presionin e gjakut është përmes kaliumit. 100 gramë shegë përmban 236 gramë kalium, diçka që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe funksionimin e zemrës.

Mund të përmirësojë problemet e tretjes.

Njerëzit që luftojnë me sëmundjen e “Crohn” janë shumë të njohur me problemet e stomakut që rezultojnë ndër të tjera në uljen e oreksit dhe humbjen e peshës. Arsyeja për këtë është grumbullimi i baktereve brenda stomakut që rezulton në inflamacion të rëndë. Një zgjidhje është konsumimi i shegëve. Ekstrakti i frutave duket të jetë një mbrojtës dhe sulmues i mirë kundër atyre baktereve që shkaktojnë të gjithë dhimbjen.

Mund të forcojë kujtesën.

Ky ishte përfundimi i studimeve të Dr. Hartman, ku ai u dha pilula me shegë pacientëve që ishin gati të operonin zemrën. Pilula e parë u dha një javë para operacionit dhe e dyta, 6 javë pas. Pacientët vunë re se kujtesa e tyre ishte 100% e paprekur dhe madje edhe më e mirë se më parë. Nga ana tjetër, pacientët që nuk morën pilula përjetuan humbjen e pritshme të kujtesës që pason një operacion.

Dr. Hartman shkoi edhe më tej duke thënë se kishte disa prova që pilulat ndihmuan në krijimin e më shumë neuroneve në tru. Kjo nuk do të thotë se ai gjeti një kurë për Alzheimerin. Thjesht do të thotë që konsumimi i shegës nga një moshë e re mund të ketë përfitime të mahnitshme.

Mund të ekuilibrojë efektet e diabetit.

Është zbuluar se nivelet e larta të sheqerit të lidhur me diabetin mund të kontrollohen duke ngrënë thjesht një shegë çdo ditë. Këto fruta mund të zvogëlojnë stresin oksidativ, i cili është shkaku kryesor i diabetit. Ato gjithashtu zvogëlojnë llojin e keq të kolesterolit, duke ndihmuar në mbajtjen e një niveli relativisht të ulët të sheqerit në gjak.

Përmirëson shëndetin e kockave dhe zvogëlon dhimbjen nga artriti.

Në një studim të vitit 2011, u zbulua se vaji i farës së shegës mund të lehtësojë butësinë e nyjeve. Për më tepër, shkencëtarët kanë gjetur prova të rëndësishme që tregojnë se si antioksidantët e frutave mund të luftojnë me sukses artritin. Jo vetëm kaq, por mund të përdoret nga çdokush në mënyrë që të rritet fuqia dhe funksioni i tyre i kockave.

Kjo u provua më tej në një studim të vitit 2016, ku pjesëmarrësve iu dhanë 200 ml lëng shege çdo ditë. 6 javë më vonë, subjektet vunë re se ngurtësia e kockave të tyre u ul dhe funksioni i tyre fizik u rrit.

(Kosova Sot Online)