Ushqimi i papërpunuar rinon dhe shëron

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 11:44
Ushqimi i papërpunuar rinon dhe shëron

Vera është koha kur duhet ngrënë sa më shumë ushqime të papërpunuara, sepse atë në atë mënyrë i mbajnë vitaminat dhe mineralet të cilat pjesërisht humbet gjatë përpunimit termik. Përveç kësaj, ushqimi i papërpunuar e ftohë organizmin, e këtë e kemi më se të nevojshme gjatë ditëve të ngrohta. Lista me arsyet pse duhet ngrënë ushqim të papërpunuar është e gjatë. Ushqimet e pasura me enzima forcojnë sistemin e imunitetit, e mbajnë organizmin të shëndetshëm dhe riparojnë dëmet e shkaktuara nga sëmundjet. Humbja e peshës është spontane dhe pa mundime.

Me konsumimin e ushqimit të papërpunuar rritet energjia e organizmit, sepse ai nuk kalon disa orë në ditë vetëm për ta tretur ushqimin pa enzima. Sëmundjet dhe proceset degjeneruese ndalen, e shpejt filloni të ndiheni dhe të dukeni më të rinj, keni nevojë për më pak gjumë, lëkura bëhet më e shkëlqyer dhe më e shtrënguar, rrudhat janë më pak të dukshme. Gjithashtu, flokët bëhen më të fortë, e ndoshta mund të humbni edhe ndonjë flok të thinjur. Të gjitha këto nuk ndodhin brenda natës, por shpejt do t'i vëreni dhe ndjeni rezultatet e para.

(Kosova Sot Online)