Dieta ideale për çdo ditë: 3 pije nga banania largojnë secilën tepricë

  • A.P /
  • 28 May 2021 - 15:34
Dieta ideale për çdo ditë: 3 pije nga banania largojnë secilën tepricë

Përkundër thënieve se bananet duhet shmangur nëse dëshironi të humbni në peshë, banania është një nga përbërësit më të dëshiruar të pijeve dietale dhe atë falë kaliumit, që largon ujin tepricë nga trupi dhe fibrave që përshpejtojnë metabolizmin. Pos kësaj, sheqeri natyral fruktoza, saharoza dhe glukoza, janë burim i shkëlqyeshëm për energjinë.

PIJA ME BANANE ME FARA TË LIRIT

Përbërësit: 1 portokall, 1 banane, 2 lugë të vogla hirrë, 2 lugë të vogla fara të lirit.

BANANE ME FRUTA MALI

Përbërësit: 1 banane, 1 gotë fruta mali, 1 lugë e vogël mjaltë, 1 lugë e vogël xhenxhefil të bluar, gjysmë gote ujë të vakët.

BANANE ME SPINAQ

Përbërësit: 1 banane, 20 dkg spinaq të freskët, gjysmë gote jogurt pa yndyrë, 1/3 e gotës flluska, 1 lugë mjaltë. Përgatitja e këtyre pijeve është e njëjtë për të gjitha, vetëm i merrni përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni. 

(Kosova Sot Online)