Shalqiri shëron depresionin, plus katër arsye të kënaqeni me të

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 09:54
Shalqiri shëron depresionin, plus katër arsye të kënaqeni me të

Pak kalori dhe aftësi të fuqishme për hidratim, shalqiri sjell edhe shumë përparësi të tjera për organizmin tuaj. Ekspertët thonë se shalqiri, pos se është i shijshëm dhe me pak kalori, është edhe shumë i shëndetshëm 1. Posedon pak kalori, është hidratues dhe i pasur me vitamina - Një pjesë me shalqi ka vetëm 46 kalori, por përmban rreth 20 për qind të nevojave të organizmit për vitamina A dhe C dhe 5 për qind të nevojave me kalium. 2. Shalqiri pastron gjakun.

A e keni ditur që kjo pemë freskuese dhe e ftohtë mund të ndikojë edhe si tonik i gjakut? Po, shalqiri ka efekt freskues dhe të ripërtëritjes, si dhe ndikon si pastrues i gjakut. 3. Mbrojtje natyrale nga dielli - Shalqiri është i pasur me likopen, e likopeni i ndihmon lëkurës në adaptimin e rrezeve ultravjollcë të diellit, kështu që luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës. 4. Shëron depresionin - Shalqiri ndihmon në ngritjen e disponimit dhe me vetë këtë fakt, e ul nivelin e depresionit.

(Kosova Sot Online)