Djersitja e tepërt mund të zvogëlohet

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 10:13
Djersitja e tepërt mund të zvogëlohet

Të ngrohtit e verës dhe ngrohja intensive e trupit të njeriut kontrollohet nga organizmi përmes djersitjes, ndërsa që ekspertët theksojnë se konsumimi i çajit, kafesë ose pijeve të ftohta që përmbajnë kafeinë e shkaktojnë sekretimin e shtuar të djersës.

Mjekët theksojnë se procesi i djersitjes është mekanizëm i duhur për ftohjen e organizmit të njeriut, por se një pjesë e njerëzve i ekspozohen djersitjes ekstreme, që në masë të madhe atyre ua vështirëson jetën dhe aktivitetet e përditshme. Ekspozimi i tepër shton rrezikun për infeksione me kërpudha, por edhe trauma psikike. Pastrimi i shpeshtë i këmbëve dhe duarve gjithsesi është i dobishëm.

(Kosova Sot Online)