Ushqimet që duhet të qëndrojnë brenda dhe jashtë frigoriferit

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 10:03
Ushqimet që duhet të qëndrojnë brenda dhe jashtë frigoriferit

BUKA

Çdo familje bukën e ruan ndryshe nga tjetra, disa preferojnë ta ngrijnë, e disa të tjerë e mbajnë të gatshme nëpër dollap. 'Ruajtja e bukës jashtë frigoriferit është e mirë, sido që të jetë, ajo bëhet bajat dhe nëse moti është me lagështi, ajo myket shpejt', thotë Hourigan. Nëse e vendosni në frigorifer ajo thahet, kështu që nëse nuk e hani shpejt, atëherë më mirë është ta ngrini.

DOMATET

Z akonisht pas blerjes domatet i vendosim në frigorifer, por ekziston një arsye pse në shitore ato ruhen në temperaturën e dhomës. 'Në kushtet kur ato janë të pjekura mjaftueshëm, domatet më mirë është të qëndrojnë jashtë frigoriferit', thotë Hourigan. 'Kur të jenë pjekur, ato mund të futen në frigorifer, përndryshe fillojnë të prishen ... por ato nuk piqen vetvetiu në frigorifer'.

PORTOKAJTË

'Për të marrë maksimumin nga një portokall nevojitet që ta hani para se ta vendosni në frigorifer, pasi shkalla e antioksiduesve dhe vitaminave ulet përderisa portokajtë piqen më shumë', thotë Hourigan. 'Nëse i lini në frigorifer për një periudhë të gjatë kohore, me kalimin e kohës humbasin përmbajtjen e vitaminave C'.

PATATET

Ata që ruajnë si duhet patatet, ata e dinë se duhet t'i mbajnë larg frigoriferit. 'Patatet kurrë nuk duhet të ruhen në frigorifer, mënyra më e mirë për t'i ruajtur ato, e po ashtu edhe qepët, është t'i vendosni në një vend të thatë dhe të freskët', thotë Hourigan. 'Nëse janë në dritë, marrin ngjyrë të gjelbër në lëvoren e tyre dhe nëse janë në frigorifer fitojnë lagështi'.

MANAFERRAT

Shportat me manaferra, shpeshherë vendosen nëpër raftet e frigoriferëve, por duket se nuk duhet të bëhet kjo përnjëherë. 'Dredhëzat sidomos - më mirë të qëndrojnë jashtë frigoriferit'. 'Përmes aromës së tyre, ju mund ta dini se kur dredhëzat janë të ëmbla, të mira dhe të gatshme për t'i ngrirë'.

SHALQIRI

Përderisa shalqiri i ftohtë është shumë i preferuar gjatë stinës së verës, nuk ka nevojë të futet në frigorifer, derisa të pritet. 'Nuk mund ta lini jashtë frigoriferit shalqirin kur të jetë prerë, pasi që mund të rrezikohet nga kontaminimi dhe fermentimi, si pasojë e qëndrimit të tij në temperaturën e dhomës', thotë Hourigan. 'Kur shalqiri nuk është i prerë, nuk ka pse të qëndrojë në frigorifer'.

(Kosova Sot Online)