Pemët dhe perimet më të mira për dobësim

  • A.P /
  • 09 qershor 2021 - 15:30
Pemët dhe perimet më të mira për dobësim

Është e ditur se, për ta pasur një meny sa më të shëndetshme, nevojitet që të konsumojmë sa më shumë pemë dhe perime. Një studim i ri amerikan ka treguar se, nëse doni t'i humbni kilet e tepërta, duhet të konsumoni sa më shumë angjinare, avokado, shparguj dhe kastravecë. Ky studim thotë se, për humbjen e kileve të tepërta, më së shumti rëndësi kanë perimet që përmbajnë shumë fibra dhe pak karbohidrate, sikur që janë brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit si dhe perimet me fletë, të cilat na bëjnë që të ndihemi të ngopur për një kohë më të gjatë.

Sa iu përket pemëve që janë efikase për ata që duan t'i humbin kilet e tepërta, mund të themi se ato janë treguar më efikase sesa perimet, e pema më efikase për dobësim është molla, pastaj dardha dhe pemët e malit. Një studim i bërë në 133,468 meshkuj dhe femra, në një periudhë prej katër vitesh, ka treguar se konsumimi i shumë pemëve dhe perimeve që nuk përmbajnë amidon, çon deri te një humbje e madhe e kileve të tepërta. 

(Kosova Sot Online)