Pikat shëruese të natyrës

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 10:34
Pikat shëruese të natyrës

Nëse cikli menstrual apo ai paramenstrual përcillet me dhimbje, atëherë kjo mund të jetë shumë stresuese. PMS-ja është çrregullim hormonal që lidhet me mungesën e progjesteronit në trup në ditët para ciklit menstrual dhe ndërlidhet edhe me stresin. Simptomat më të shpeshta janë abdomeni i fryrë, depresion, akne, lodhje (plogështim), mbajtje të lëngjeve, oreks të shtuar, pagjumësi, pamundësi në kontrollimin e emocioneve, dhimbje koke, migrenë, gjoks të ënjtur dhe me dhimbje dhe shtim në peshë. Ndihmon konsumimi i shtuar me vitamina B6, vaji i aguliçes, ushtrimet, sepse përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Vajrat e duhura për këto probleme janë ato eterike të kamomilit, livandës dhe sherbelës.

VAJI NGA TRËNDAFILI DHE KAMOMILI

Përgatitja: në 50 ml vaj bazë nga bademi shtoni tri pika vaj trëndafili dhe pesë pika vaj kamomili. Pjesën e përzier prej vajrave e vendosni në pjesën e poshtme të barkut dhe në pjesën e brendshme të kofshëve, çdo mëngjes dhe mbrëmje, shtatë deri në dhjetë ditë para ciklit menstrual.

KAMOMILI DHE KOPRA NË VAJIN E BADEMIT

Përgatitja: në 100 ml vaj bademi shtoni edhe 15 pika vaj sherbele dhe 7 pika vaj kamomili si dhe 15 pika kopër. Përzierjen e vajrave mund ta bëni masazh nga dita e fundit e ciklit menstrual e deri në dy ciklet tjera.

(Kosova Sot Online)