Ilaçi eksperimental i zemrës vlerësohet se mund të shërojë personat që vuajnë nga “COVID-19 i zgjatur”

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 13:20
Ilaçi eksperimental i zemrës vlerësohet se mund të shërojë personat që vuajnë nga “COVID-19 i zgjatur”

Një ilaç eksperimental i zemrës mund të shërojë personat që vuajnë nga “ Covid i zgjatur”.

Ky është përfundimi që kanë arritur mjekët, pasi një 59-vjeçar tregoi shenja përmirësimi brenda disa orësh pas marrjes së ilaçit.

Ilaçi ishte krijuar fillimisht për të luftuar problemet e zemrës dhe glaukomën, shkruan Daily Mail.

Ata më pas kuptuan që BC 007 mund të ishte gjithashtu i dobishëm në trajtimin  e “Covid të zgjatur” sepse neutralizon auto-antitrupat, të cilët sulmojnë trupin dhe janë të zakonshme te personat e rikuperuar nga Covid

Simptomat më të zakonshme të 59 vjeçarit ishin: lodhja, humbja e shijes dhe problemet e përqendrimit, të cilat u  përmirësuan pas marrjes së ilaçit.

Shkencëtarët tani do të testojnë ilaçin për të përcaktuar nëse suksesi i tij në përmirësimin e simptomave post Covid mund të përsëritet.

Rreth 10-75% e personave vuajnë nga “Covid i zgjatur”- përfshirë 2 milion britanikë. Shkencëtarët kanë zbuluar se personat e sëmurë kanë një numër më të lartë të auto-antitrupave, të cilat janë proteina të prodhuara nga sistemi imunitar që sulmojnë organet.

Këto janë të ndryshme nga antitrupat, të cilat ruhen nga sistemi imunitar për të luftuar sëmundje të tilla si koronavirusi.

Firma gjermane Berlin Cures zhvilloi BC 007 për të  “zhdukur” auto-antitrupat te pacientët që vuajnë nga probleme të zemrës.

Ilaçi shkatërron auto-antitrupat, duke i parandaluar  të sulmojnë organet, sipas Berlin Cures. Mjekët thanë se ky proces mund të përmirësonte qarkullimin e gjakut.

Për këtë arsye, Dr Bettina Hohberger, nga Klinika e Syrit Erlangen, planifikoi të përdorë BC 007 tek pacientët e saj me glaukomë, të cilët gjithashtu kanë nivele të larta të auto-antitrupave.

Ilaç është në fazën e dytë të provave klinike dhe ende nuk është hedhur në treg.

(Kosova Sot Online)