Këto “prova” tregojnë se njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë zemër të madhe!

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 08:30
Këto “prova” tregojnë se njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë zemër të madhe!

A jeni të sjellshëm, të kujdesshëm dhe shumë të shqetësuar në të njëjtën kohë? Është kjo një ndjesi që ju mban gjatë në një ditë? Nuk jeni vetëm. Si ju, ka edhe shumë persona të tjerë që, nga nevoja për t’ju pëlqyer të tjerëve, sforcojnë veten pa e kuptuar. Mos lejoni t’ju ndodhë kjo gjë, thjesht dhe vetëm nga dëshira për të qenë të mirë me të tjerët.

E nëse nuk jeni vetë një person ankthioz, por keni të tillë rreth jush, shpesh mirësia, kujdesi dhe vëmendja e tyre e tepruar, mund t’ju bëjnë të ndiheni keq. Kini parasysh këto fakte rreth tipave ankthioz, për t’i kuptuar ata më mirë:

1.Ata nuk e kanë problem as të kërkojnë falje dhe as të marrin fajin përsipër. Madje ndonjëherë, për t’i thjeshtuar gjërat, zgjedhin të mbajnë për vete fajin e të tjerëve.

2.Shqetësohen vazhdimisht se mos ju nuk i pëlqeni ata, ose bezdiseni prej tyre.

3.Ata janë të dashur dhe njëkohësisht luftarakë. Këto shpirtra të ëmbël nuk kanë frikë t’u qëndrojnë besnik bindjeve të tyre.

4.Janë vazhdimisht të shqetësuar. Shqetësimi, është një nga gjërat më të këqija të tipave ankthiozë, sepse është një ndjenjë që nuk mbaron.

5.Ata më tepër japin, sesa marrin.

6.Falin shumë lehtë, saqë shpesh vuajnë pasojat e faljes në mënyrë të përsëritur të personit të gabuar. Përfundojnë duke u shfrytëzuar prej tyre.

7.Nuk bëjnë kurrë manovra për të fituar pushtetin në një lidhje. Vazhdimisht marrëdhëniet luhaten mes asaj se, kush është dominanti dhe i nënshtruari i lidhjes. Me tipat ankthioz, ndodh që ata vetë zgjedhin të jenë të nënshtruarit, vetëm për të kënaqur partnerin.

8.Emocionet e tyre janë shumë të vështira për t’u larguar.

9.Ankthiozët, e teprojnë duke kërkuar falje, sidomos kur ata vetë janë në faj, sepse duan që të gjithë të jenë të lumtur dhe të kënaqur.

(Kosova Sot Online)