Shega, çudia për shëndetin

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 15:13
Shega, çudia për shëndetin

Shega (lat. punica grantum) është fryt me plot fara që piqet në vjeshtën e vonë. Edhe pse nuk e konsumojmë aq shumë, nuk jemi të vetëdijshëm se sa i shëndetshëm është.

FORCON IMUNITETIN

Një shegë përmbush madje 16 për qind të nevojave ditore për vitamina C. Prandaj, edhe sugjerohet konsumimi i saj i rregullt, me qëllim të forcimit të imunitetit, sidomos në sezonin e gripit dhe ftohjeve.

MBRON ZEMRËN

Në shegë gjendet edhe antioksiduesi "punicalagin", i cili ndikon mirë te shëndeti i zemrës dhe enëve të gjakut. Konsumimi i rregullt i saj ul shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

MBROJTËSI I SHËNDETIT TË MESHKUJVE

Është vërtetuar se ekstraktet e shegës deri dhjetë herë janë më të shëndetshme se vetë fryti. Një lëng në ditë për shembull e përmirëson cilësinë e spermës, pakëson gjasat për dështim në ereksion dhe e mbron prostatën.

MBRON DHËMBËT DHE ESHTRAT

Shega është e pasur me kalium, kalcium, fosfor dhe hekur, kështu që edhe konsiderohet si një mbrojtës i madh i shëndetit të dhëmbëve dhe parandalim i shkëlqyeshëm për osteoporozë

(Kosova Sot Online)