Përzieni këta pesë përbërës dhe shkrini shtresat dhjamore

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 15:13
Përzieni këta pesë përbërës dhe shkrini shtresat dhjamore

Përbërësi kryesor i këtij shurupi është rrika, ushqim i pasur me vitamina C, kalium, vitamina B1, B2 i B6, hekur, magnez dhe fosfor. Nëse edhe ju dëshironi t'i pakësoni yndyrat e grumbulluara, sidomos rreth hapësirave të belit, përgatiteni këtë shurup nga pesë ushqime që janë aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër mbipeshës. Pos se ju ndihmon në shkrirjen e shtresave dhjamore, ky shurup e forcon imunitetin, përmirëson shikimin dhe pasqyrën e gjakut

PËRBËRËSIT:

125 gramë rrikë 4 limonë 3 lugë mjaltë 2 lugë kanellë 2 centimetra xhenxhefil. Në blender imtësoni rrikën dhe xhenxhefilin. Shtoni lëngun e shtrydhur të limonit dhe përzieni në blender edhe për tre minuta. Më pas shtoni mjaltin dhe kanellën dhe përzieni derisa gjithçka të përzihet. Më pas masën e hidhni në kavanoz prej qelqit. Hani nga një lugë shurup, dy herë në ditë para shujtave ose ushtrimeve.

(Kosova Sot Online)