Kylie Jenner shtatzënë!

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 16:13
Kylie Jenner shtatzënë!

Fansat e Kylie Jenner e panë yllin të veshur me një këmishë të gjerë në një udhëtim në Idaho, gjersa filluan zërat se ajo mund të jetë shtatzënë me fëmijën e dytë.

 

Ylli televiziv u fotografua me një triko të gjerë në pjesën e sipërme me një palë xhinse e po ashtu edhe çizme të bardha kauboj.

Imazhi ndërkaq u postua në faqen për thashetheme, llogarinë e ‘Deux Moi’ në Instagram.

Veshja bëri që të rriten spekulimet e fansave se Kylie, 23 vjeçe, po pret një tjetër fëmijë.

Ndjekësit e yllit të “KUWTK” dyshojnë se kanë pikasur në shumë gjëra që kanë qarkulluar në rrjete sociale, për të provouar se mogulja e bukurisë është sërish shtatzënë.

Derisa po përpiqet të mbyllë të gjitha aludimet e shtatzënisë, duket se ajo dhe Travis Scott, me të cilin ndan vajzën tre vjeçare Stormi, po përpiqen për një fëmijë tjetër.

“Kylie dhe Travis janë duke vazhduar me njëri-tjetrin. Ata janë në vendin më të mirë që kanë qenë ndër vite”, ka thënë një burim për The Sun.

(Kosova Sot Online)