Kanella: Top 4 mënyrat e përdorimit të kësaj erëze

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 15:40
Kanella: Top 4 mënyrat e përdorimit të kësaj erëze

Natyrisht se kanella njihet si shtesa më e mirë për ushqimet, por me shekuj përdoret në Kinë dhe Indi për shërimin e gripit dhe problemeve në lukth. Megjithatë, kanella mund të përdoret edhe për shumë qëllime tjera.

RRITJA E FLOKËVE

Një nga mënyrat për shpejtimin e rritjes së flokëve me kujdesin ndaj kokës është edhe maska javore nga kanella. Përzieni dy lugë kanellë dhe mjaltë me gjysmë luge vaj ulliri. Shtoni vezë e më pas e vendosni në flokë të lagura, e lini për 10-15 minuta, më pas e shpëlani me shampo.

a

AROMA E KEQE NGA GOJA

Nëse vuani nga aroma e keqe nga goja, thjesht hani një shkop kanellë ose pini ujë të cilin e keni vluar dhe aty e keni hedhur këtë erëz.

SHKËLQIM PËR BUZË

Për fillim në buzë vendosni pak vazelinë. Shtoni pak kanellë në buzë dhe e lini të qëndrojë për pak minuta. Kurrë mos e vendosni drejtpërdrejt në buzë, por paraprakisht e vendosni kanellën.

MASKË PËR FYTYRË

Pastroni fytyrën tuaj nga aknet me prodhimet që për bazë e kanë kanellën. Përzieni tri lugë mjaltë dhe një kanellë. Kur masa të jetë trashur, e vendosni në fytyrë.

(Kosova Sot Online)