Pas përhapjes së variantit Delta, po shqyrtohet përdorimi i maskave nga të vaksinuarit
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet të shpallin udhëzimet e rishikuara për përdorimin e maskave për personat që janë plotësisht të vaksinuar, pas rritjes së rasteve me Covid-19 dhe përhapjes së variantit më Delta.
Zyrtarët thanë për Reuters se pritet që CDC rekomandojë, se qytetarët që janë plotësisht të vaksinuar t’i mbajnë maska në ambientet e brendshme, të paktën në disa raste, por detajet janë të paqarta.
CDC dhe Shtëpia e Bardhë nuk pranuan të komentojnë.
Qendrat Amerikane do të japin një konferencë shtypi për udhëzimet e tyre të rishikuara sot në mesnatë me orën lokale.
(Kosova Sot Online)