Pesë fara frutash që nuk duhet t’i hedhim

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 08:32
Pesë fara frutash që nuk duhet t’i hedhim

Farat e shalqirit ndihmojnë për një lëkurë më të shëndetshme.

Shumë njerëz nuk i pëlqejnë farat e zeza të shalqirit dhe i heqin, por ato janë përplot me vitaminë C dhe antioksidantë që trajtojnë aknet dhe i japin shkëlqim lëkurës. Nëse nuk i hani dot bashkë me frutin, mund t’i piqni duke i spërkatur me pak vaj ulliri e kripë.

Farat e papajës janë të mira për sistemin tretës

Përveçse shijon shumë, papaja është një frut me vlera të larta ushqyese dhe farat e saj përmbajnë enzimën papain që i lehtëson punën sistemit tretës. Herën tjetër mos i hidhni, por hajini ose ruajini për t’i përzier në salca të ndryshme, sidomos te sallatat.

Humbni peshë me farat e shegës

Të qërosh një shegë është një punë më vete, por ky frut është plot me antioksidantë që mposhtin radikalet e lira. Farat e shegës ju ndihmojnë për të humbur në peshë, kështu që shtojini në ushqimet tuaja ose shtrydheni frutin për të përftuar lëngun e shëndetshëm.

Zemër më të fortë nga fara e avokados

Dihet që avokadoja është tejet e shëndetshme, por shumë pak e dinë që fara e saj e madhe ka përfitime të jashtëzakonshme për zemrën dhe enët e gjakut. Herën tjetër, merreni farën e avokados, hiqini lëkurën kafe, lëreni të thahet dhe më pas grijeni në një grirës elektrik për ta shndërruar në pluhur që mund ta spërkasni në lëngje apo çajëra.

Merrni më shumë energji nga farat e portokallit

Ky frut i pasur me vitaminë C është zgjedhja e parë në lëngjet e frutave, pro nuk ndodh kështu me farat e tij. Nëse nuk i hani dot me portokallin, shtojini në vaktet tuaja për të rritur nivelin e energjisë.

(Kosova Sot Online)