Këto 8 zakone të përditshme ju dëmtojnë trurin!

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 10:29
Këto 8 zakone të përditshme ju dëmtojnë trurin!

E dini se çfarë na bën të dëmtojmë çdo ditë trurin tonë, ndoshta edhe pa vetëdije? Veprimet e mëposhtme!

Mungesa e gjumit! Në rast se flini më pak orë se normalja jeni më shumë të rrezikuar për t’u prekur nga Alzaimer apo sëmundje të tjera.

Qëndroni për shumë kohë vetëm. Nuk ka rëndësi sa miq keni, rëndësi ka sa kohë shpenzoni me ta.

Konsumoni shumë ushqime jo të shëndetshme. Hamburger, patate të skuqura, pije me gaz dhe sheqer. Truri juaj si edhe memoria juaj përkeqësohet prej tyre.

Përdorni kufjet. Nëse dëgjoni muzikë me zë të lartë me kufje dëgjimi juaj do të dëmtohet, por jo vetëm. Edhe truri juaj do të përkeqësojë funksionin e tij.

Nuk kryeni mjaftueshëm lëvizje. Ushtrimet fizike janë të rëndësishme jo vetëm për trurin por edhe për parandalimin e një sërë sëmundjesh të tjera.

Konsumoni duhan. Duhani tkurr trurin dhe kjo përkeqëson memorien tuaj duke rritur edhe rrezikun për shfaqjen e Alzaimerit.

Hani më shumë ushqim se limiti normal. Edhe nëse konsumoni ushqim të shëndetshëm, nuk duhet ta teproni, në të kundërt truri juaj mund të mos jetë në gjendje të funksionojë në mënyrën e duhur.

Qëndroni shumë kohë në errësirë. Pamjaftushmëria e dritës do t’ju bëjë të ndiheni të depresuar dhe për pasojë truri do të ngadalësoj veprimtarinë e tij.

(Kosova Sot Online)