A mund ta transmetojnë mushkonjat Covid-19? Zbardhen studimet e fundit

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 14:12
A mund ta transmetojnë mushkonjat Covid-19? Zbardhen studimet e fundit

Në këto kohë pandemie lind natyrshëm pyetja: A mund ta transmetojnë mushkonjat Covidin? Duke qenë se mushkonjat thithin gjakun tonë e më pas nisen me “misionin” për të depërtuar në gjakun e dikujt tjetër.

Kësaj pyetje i është përgjigjur një studim nga Universiteti Shtetëror i Kansas dhe ka dalë në përfundimin se SARS-CoV-2 nuk mund të transmetohet te njerëzit nga mushkonjat.

Në këtë studim janë testuar tre llojet më të përhapura të mushkonjave (Aedes aegypti, Ae. Albopictus dhe Culex quinquefasciatus) që përfaqësojnë dy gjinitë më të rëndësishme të vektorëve arbovirus që infektojnë njerëzit.

“Ne demonstrojmë se edhe në kushte ekstreme, virusi SARS-CoV-2 nuk është në gjendje të përsëritet në këto mushkonja dhe për këtë arsye nuk mund të transmetohet te njerëzit edhe në rastet kur një mushkonjë ushqehet me një mikpritës viremik”, doli ne perfundim studimi.

(Kosova Sot Online)