Gabimet që bëni çdo ditë dhe që dëmtojnë zemrën – Çfarë duhet të shmangni?

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 16:13
Gabimet që bëni çdo ditë dhe që dëmtojnë zemrën – Çfarë duhet të shmangni?

Të hani çfarë duhet dhe të jeni aktiv fizikisht janë disa shembuj të zakoneve të mira që ju ndihmojnë të mbani trupin në formë dhe të ri.

Por, gjithashtu ka dhe disa të vërteta për muskujt e fytyrës të cilat humbin elasticitetin për shkak të moshës.

Për këtë Bright Side na treogn ushtrimet më të mira për të kryer për të pasur elasticitet në fytyrë dhe për të shmangur krijimin e gushës së varur.



Ngrohni muskujt
Njësoj si ushtrimet e tjera, duhet të ngrohni muskujt e fytyrës. Për këtë lëvizni qafën para dhe mbrapa dhe më pas nga e majta në të djathtë. Ky ushtrim duhet të bëhet ngadalë dhe lehtësisht. Përsëriteni këtë ushtrim 8-10 herë.

Luga
Përsëriteni 5-7 herë këtë ushtrim. Hapni gojën dhe buzën e poshtme kalojeni mbi dhëmbët e poshtëm. Dhe më pas i mbivendosni buzën e sipërme. 

Prekni hundën
Këtë ushtrim përsëriteni 5 herë. Një gushë e varur është e lidhur edhe me dobësimin e muskujve hyoid, prandaj duhen forcuar të gjithë muskujt. Nxirrni gjuhën jashtë duke u munduar të prekni hundën, ndërkohë që buzën mbajeni të relaksuar.

Forma perfekte ovale e fytyrës
Këtë ushtrim përsëriteni nga 5 herë për çdo krah. Ktheni kokën në të majtë dhe nxirrni para nofullën e poshtme, shtirqni muskujt duke e çuar kokën para. Të njëjtin ushtrim bëjeni dhe në anën e djathtë.

“Puth xhirafën”
Qëndroni kështu për 5-8 sekonda. Këtë ushtrim përsëriteni 5 herë. Imagjinoni sikur doni të puthni një xhirafë, apo një njeri shumë të gjatë. Ngrini fytyrën lart dhe nxirrni para nofullën e poshtme duke dashur të puthni dikë. Qëndroni kështu për 5-8 sekonda dhe nëse e kryeni në mënyrë korrekte ushtrimi do të ndjeni një tension të madh në qafë.

Rezistenca
Për këtë ushtrim do të vendosni poshtë gushës dy grushtet. Pastaj filloni të lëvizni nofullën e poshtme duke ushtruar tension mbi grushtet. Presioni i forcës duhet të rritet gradualisht. Kur arrini maksimumin e rezistencës mbajeni për 3 sekonda. Më pas relaksohuni. Këtë ushtrim përsëriteni 5-7 herë.

Buzëqesh
Shtrëngoni dhëmbët tuaj me gojën mbyllur, dhe përpiquni të shtrini cepat e buzës sa ma gjerë të jetë e mundur. Tani shtyjeni gjuhën kundrejt qellëzës, dhe risni forcën gradualisht. Nëse ndjeni tension të fortë në muskujt e gushës atëherë e keni performuar saktë ushtrimin. Mbajeni kështu për 5 sekonda dhe më pas relaksohuni për 3 sekonda. Përsëriteni ushtrimin 5-8 herë.

Fryni faqet
Merrni frymë thellë me gojë, dhe mbusheni me ajër. Mbyllni buzët dhe fryni faqet. Vendosni pëllëmbët mbi faqe që të ndjeni tensionin e muskujve. Mbajeni për 3-5 sekonda, më pas shfryni ajrin dhe relaksohuni. Ky ushtrim duhet të përsëritet 5-6 herë.

(Kosova Sot Online)