Publikohet raporti për trajtimin e COVID-19, këta janë antibiotikët që s’duhet përdorur nga pacientët me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 12:45
 Publikohet raporti për trajtimin e COVID-19, këta janë antibiotikët që s’duhet përdorur nga pacientët me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhërrëfyesin klinik “Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19.

Në këtë raport jepen të dhëna edhe për përdorimin e antibiotikëve, ku thuhet se te pacientët me COVID-19, nuk rekomandohet përdorimi i antibiotikëve : Azitromicinë, doksiciklinë, ceftriakson, etj).

Antibiotikët thuhet se jepen vetëm në rastet kur ka konfirmim apo dyshim të bazuar klinik për praninë e bashkëinfeksionit apo infeksionit sekondar bacterial.

Udhërrëfyesi tregon se nëse pneumonia është shkaktuar nga COVID-19 dhe nuk ka dëshmi të infeksionit bakterial, atëherë duhet të ndalet dhënia e antibiotikëve, ndërsa nëse vazhdohet me antibiotikë, ato duhet të jepen për një kohëzgjatje totale prej 5 ditësh.

“Nëse nuk ka ndonjë indikacion për të vazhduar më tej, ndalni terapinë. Rishikoni përdorimin intravenoz të antibiotikëve brenda 48 orëve dhe shqyrtoni mundësinë për të kaluar në terapinë me antibiotikë oral. Konsultoni udhëzuesit përkatës për përdorimin dhe dozimin e përshtatshëm të antibiotikëve në popullacionet specifike të pacientëve, siç janë ata me dëmtime të mëlçisë apo veshkave, shtatzënat, nënat gjidhënëse dhe gjatë dhënies së antibiotikëve me rrugë intravenoze”, thuhet në raport.

Udhërrëfyesi tregon se antibiotikët alternativë, në rast se sëmundja ka pasqyrë të lehtë klinike, nëse pacienti është alergjik ndaj penicilinës ose në rastet kur terapia me amoksicilinë është joadekuate (p.sh. dyshohet në pneumoni atipike) janë: Clarithromycin, Erythromycin (në shtatzëni), Doxycycline.

Ndërsa, si antibiotikë alternativë në rastet e sëmundjes me pasqyrë të rëndë klinike, në rastet me alergji ndaj penicilinës, mundësisht të bazuar nga rezultatet mikrobiologjike është Levofloxacina (500 mg dy herë në ditë me rrugë orale ose IV në kohëzgjatje prej 5 ditësh).

Lexoni KËTU raportin e plotë.

(Kosova Sot Online)