Provoni edhe ju, ja ushqimet që zbardhin dhëmbët në mënyrë natyrale

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 08:44
Provoni edhe ju, ja ushqimet që zbardhin dhëmbët në mënyrë natyrale

Ka shumë produkte në treg që pretendojnë se i bëjnë dhëmbët të bardhë si porcelani, por shumica përmbajnë kimikate që dëmtojnë smaltin dhe shtresën mbrojtëse të tyre. 

Këto produkte nuk janë të përshtatshme për të gjithë, pasi disa njerëz kanë dhëmbë më të ndjeshëm se të tjerët, dhe përdorimi i zgjatur i tyre mund të shkaktojë dëme. 

Një alternativë për zbardhjen e dhëmbëve janë këto ushqime:

Luleshtrydhet:

Luleshtrydhet mund të përdoren si zbardhues natyral për dhëmbët për shkak të acidit malik. Për më shumë efekt, përdorini luleshtrydhet si pastë. Përzieni luleshtrydhen me pastën e dhëmbëve ose me sodë buke.

Qepët:

Qepa ka një përbërës mineral squfuri që ndihmon në mbajtjen e dhëmbëve sa më të pastër.

Arrat dhe farat:

Hani fara luledielli, arra dhe bajame gjatë ditës pasi “lajnë” dhëmbët dhe heqin njollat e padëshiruara.

Mollët:

Molla rekomandohet nga mjekët për një shëndet më të mirë, por ajo që nuk dimë është se nëse hamë një mollë në ditë mund të shmangim dentistin.

(Kosova Sot Online)