Pse duhet t’i hani mollët me lëkurë?

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 14:10
Pse duhet t’i hani mollët me lëkurë?

Një mollë në ditë mban larg doktorin. Mollët janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe minerale, që ofrojnë një sërë përfitimesh të larmishme. Hulumtimet e ndryshme kanë treguar se lëkura e mollës ka pjesën me të madhe të vlerave ushqyese. Kjo është arsyeja pse duhet t’i hani mollët me lëvozhgë, sidomos ato jeshile.

Përmirësojnë tretjen

Për të marrë dyfishin e vlerave ushqyese, duhet t’i hani mollët jeshile me gjithë lëkurë. Mollët jeshile ndihmojnë në procesin e pastrimit dhe mbrojnë mëlçinë. Lajeni para se ta hani, me sodë buke apo uthull të tretur në ujë.

Janë burim i pasur i vitaminës A dhe C

Mollët jeshile janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C që mbron qelizat nga radikalet e lira si dhe ulin rrezikun e qelizave të dëmshme. Ato gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë A, që ndihmojnë për shikimin.

Janë të mira për kockat

Sipas ekspertëve, një mollë në ditë është e mirë për forcimin e kockave dhe dhëmbëve.

Luftojnë plakjen

Molla jeshile ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe eliminimin e rrathëve të zinj. Për të përmirësuar pamjen e lëkurës, konsumoni mollë rregullisht. Nëse i konsumoni me stomak bosh, aq më mirë.

(Kosova Sot Online)