Kujdes, aspirina tek disa njerëz shkakton më shumë dëme se përfitime shëndetësore

  • E /
  • 02 September 2021 - 14:44
Kujdes, aspirina tek disa njerëz shkakton më shumë dëme se përfitime shëndetësore

Terapia me dozë të ulët të aspirinës, është e njohur për disa vite, pasi thuhet se ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek të moshuarit. Por, studimet e fundit kanë zbuluar, që njerëzit në këtë grup që marrin aspirinë çdo ditë, mund të jenë në rrezik për disa probleme të tjera shëndetësore siç është gjakderdhja.

Shoqata Amerikane e Zemrës lëshoi një seri udhëzimesh në mars të vitit 2019 kundër përdorimit të përditshëm të aspirinës tek njerëzit e shëndetshëm, që nuk kanë ndonjë histori të sëmundjeve të zemrës apo goditjeve në tru.

Përdorimi I rregullt I aspirinës me dozë të ulët tek këta persona, që e përdorin këtë bar si masë parandaluese për sëmundje kardiovaskulare mund të shkaktojë dëme mjaft serioze shëndetësore, thuhet në këto udhëzime. Këto keshilla nuk vlejnë për njerëzit, që kanë kaluar një sulm në zemër apo kanë te vendosura stenta në arteriet e tyre koronare.

Gjakderdhja e brendshme

Aspirina ka qenë e njohur që prej kohësh, që shkakton gjakderdhje të brendshme tek disa njerëz. Publikimi I Harvard në nëntor të vitit të kaluar shënon studimin e pare, që vërton se aspirina nuk rekomandohet për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Studime të tjera pasardhëse gjithashtu vërtetuan teorinë e njëjtë, duke këshilluar për mos përdorim të tyre.

“Studime kanë treguar që njerëzit me diabet por pa sëmundje kardiovaskulare, kishin përfitime por gjithashtu rreziqe. Ata kanë verejtur një ulje prej 1% të rrezikut të sulmit dhe një rritje 1% të rrezikut të gjakderdhjes”.

(Kosova Sot Online)