Pse patjetër duhet të përdorni vitaminë C dhe cila është forma e duhur?

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 12:03
Pse patjetër duhet të përdorni vitaminë C dhe cila është forma e duhur?

Vitamina C është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit, pasi ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha dhe nivelin e duhur të interferonit (proteinë që luan një rol të rëndësishëm në shumëfishimin e viruseve).

Vitamina C ndikon gjithashtu në mbajtjen në gjendje shumë të mirë të venave të gjakut absorbimin e hekurit nga organizmi, rikuperimin e shpejtë në rast sëmundjeve, etj.

Kur sistemi ynë imun është i dobët atëherë ne jemi më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit apo edhe problemeve shëndetësore të tjera edhe më serioze.

Vërehet se disa nutrientë, që janë prezentë në ushqime, janë të nevojshëm për të forcuar sistemin imun në mënyrë natyrale, ndërkohë që abuzime në nutrientë si alkooli, sheqeri apo mënyra e të ushqyerit në përgjithësi, të cilat mund të ndikojnë në dobësimin e sistemit imun.

Çfarë është forma lipozomale e Vitaminës C dhe pse rekomandohet më së shumti?

Lipozomet janë sfera nanoskopike të ndërtuara nga fosfolipidet (në rastin më të mirë nga luledielli). Fosfolipidet janë gjithashtu blloqet ndërtuese të membranave tona qelizore.

Tashmë të përdorura me dekada në farmaci, ato synojnë përthithje të targetuar dhe të plotë të substancave aktive. Shtesat ushqimore apo vitaminat lipozomale nga ana tjetër, janë relativisht të reja.

Ju mund të pyesni veten se çfarë i bën ato të veçanta në krahasim me tabletën tuaj të zakonshme të vitaminave.

Mbrojtja e përbërësve aktivë: Mjedisi i ashpër i lukthit mund të dëmtojë disa përbërës aktivë. Kapsulimi në lipozome i mbron ato në sistemin e tretjes.

Maskimi: Fosfolipidet maskojnë përbërësit aktivë në mënyrë që sasi më të mëdha të përthithen dhe t’i shpëtojnë fuqisë selektive të zorrëve të vogla. Efektet anësore osmotike të disa dozave të larta të vitaminave dhe mineraleve mund të zvogëlohen.

Përthithja: Përmes përthithjes normale të yndyrës, substancat aktive futen në enterocite(qelizat e zorrëve) direkt përmes marrjes pasive të yndyrës. Nga aty ato arrijnë në qarkullimin e gjakut përmes sistemit limfatik. Në atë mënyrë, mund të shmanget kalimi përmes mëlçisë, i cili normalisht do të bllokojë disa substanca që të hyjnë në gjak dhe organe të tjera.

Formulimet lipozomale vijnë në formë të lëngshme, pasi që vetëm një mjedis ujor mund të krijoj kushtet për formimin efektiv të lipozomeve. Cdo formë tjetër e ngurtë/solide në parim do të dëmtonte efikasitetin e tyre.

(Kosova Sot Online)