Personat që vuajnë nga katarakta e syrit janë më të rrezikuar ndaj demencës! Ja çfarë zbuloi studimi i fundit

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 07:30
Personat që vuajnë nga katarakta e syrit janë më të rrezikuar ndaj demencës! Ja çfarë zbuloi studimi i fundit

Njerëzit që kanë probleme të caktuara të syve janë më të rrezikuar ndaj  demencës (ulja progresive e funksioneve të trurit), zbuloi një studim.

Njerëzit që kanë probleme me shikimin për shkak të moshës, për shkak të problemeve me kataraktën apo kushteve të tjera të syve, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga kjo sëmundje, shkruan “The Sun”.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se njerëzit me diabet, sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe depresion ishin të rrezikuar.

Ata shqyrtuan të dhënat e mbi 12,000 të rriturve britanikë të moshës 55 deri në 73 vjeç nga viti 2006, 2010 dhe në fillim të këtij viti, dhe gjetën më shumë se 2,300 raste të demencës.

Ata që kishin probleme me shikimin për shkak të moshës, ishin 26 për qind të rrezikuar nga demenca, ata që vuanin nga katarakti, ishin 11 për qind të rrezikuar dhe personat me sëmundje të syve të shkaktuara nga diabeti ishin 61 për qind të rrezikuar.

Përfundimet e këtij studimi ndërkombëtar vijnë pasi “Alzheimer Research UK” tha se gatishmëria e publikut për t’u përfshirë në kërkimet mjekësore është në një “nivel të lartë”, sepse arrin deri në 29 për qind.

(Kosova Sot Online)