5 llojet e intolerancave ushqimore, simptomat, ushqimet, ku gjenden dhe si t’i zëvendësoni

  • G.G /
  • 17 shtator 2021 - 07:38
5 llojet e intolerancave ushqimore, simptomat, ushqimet, ku gjenden dhe si t’i zëvendësoni

Nga Tea Brame

Shpeshherë nga pacientët e mi, (por besoj se të gjithëve na ka ndododhur), të ndjejmë fryrje të zonës abdominaledhe kur kemi konsumuar sasi të pakta ushqimi, ose dhimbje koke, pucrra dhe skuqje të pakuptimta në trup, në fakt përgjigjia mund të jetë intoleranca ushqimore. Do të thotë që zorrët tona nuk mund të asimilojnë mirë ushqime të caktuara.

Intolerancat ushqimore janë reagime negative ndaj ushqimit dhe varen nga vështirësia e trupit për të metabolizuar një përbërës të caktuar.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të intolerancës ushqimore.

1. Intoleranca enzimatike e ushqimit
Përcaktohen nga pamundësia, për shkak të defekteve të lindura, për të metabolizuar disa substanca të pranishme në trup. Më të shpeshtat janë laktoza, një substancë e përfshirë në qumësht, prodhimet e grurit dhe favizëm (favizmi – është një çrregullim i lindur, i shkaktuar nga mungesa e një enzime që normalisht gjendet në qelizat e kuqe të gjakut. Enzima që mungon është glukoza 6 fosfat dehidrogjenaza (G6PD) nga të cilat trupi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të një enzimë të metabolizmit të glukozës. Kjo mangësi mund të shkaktojë kriza hemolitike, ose forma të rënda anemike për shkak të shkatërrimit masiv të qelizave të kuqe të gjakut.)

2. Intoleranca farmakologjike ndaj ushqimit
Ato ndodhin tek subjektet që kanë një reaktivitet të veçantë ndaj molekulave të caktuara të pranishme në disa ushqime. Rasti më i zakonshëm është ai i shkaktuar nga reagimi ndaj disa aditivëve të shtuar në ushqim.
Substancat kryesore që mund të shkaktojnë intolerancë farmakologjike janë:
• histamine ( disa djathëra, verëra të kuqe, ekstrakt maja birre)
• tyramine (maja, verëra të kuqe, salca me origjinë soje)
• feniletilamina (verë e kuqe dhe çokollatë)
• kafeina
• capsicin ( spec djegës )
• myristicin ( arrëmyshk )
• alkool etilik

3.Intoleranca ndaj nikelit ,
Nikeli, është një metal i pranishëm në shumë ushqime, veçanërisht në peshk, por edhe në produkte të ndryshme të paketuara sepse përdoret për kultivim intensiv ose në proceset e ruajtjes së disa ushqimeve. Ai është gjithashtu i pranishëm në detergjentë dhe produkte për pastrim ose higjenë personale.
Intoleranca e tij shfaqet me kruajtje, astmë, lodhje, dhimbje koke dhe ënjtje të zorrëve. Trajtimi i vetëm i mundshëm është shmangia e ushqimeve që përmbajnë nikel të cilat janë aq të shumta: nga ushqimet e konservuara e deri te shumë perime, fruta, kakao etj.

4. Intoleranca ndaj laktozës ,
Është e pranishme në qumësht dhe të gjitha derivatet e tij, por edhe në ushqime të tjera. Është një intolerancë shumë e përhapur dhe shkakton enjtje ose fryrje të stomakut, diarre, gastrit por edhe lodhje, dhimbje koke etj. Shmangia e ushqimeve që përmbajnë laktozë padyshim që nënkupton shmangien e djathrave , bukës së konservuar, sasinë e lartë të mishit të pjekur, ëmbëlsirave dhe akullores, por edhe shumë produkte të konservuara që përmbajnë derivate. Ne pastaj duhet të zëvendësojmë qumështin e lopës me qumësht kokosi, qumësht soje , oriz, qumësht bajame etj.

5.Intoleranca ndaj glutenit ,
Gluteni është një kompleks proteinash që gjendet në drithëra dhe grurë. Intoleranca e shkaktuar nga marrja e drithërave është po aq e zakonshme sa sëmundja celiac. Simptomat e para janë diarreja , ënjtja dhe fryrja e barkut, dhimbjet e mitrës , humbja e peshës dhe lodhja. Të gjitha drithërat dhe derivatet e tyre duhet të shmangen. Duke filluar me bukë dhe makarona, të cilat do të zëvendësohen me miser ose oriz.

Por gluteni është i pranishëm në shumë produkte nga ëmbëlsirat e deri tek shumë ushqime të paketuara. Duke pasur parasysh rritjen eksponenciale të rasteve të sëmundjes celiac, tani ka shumë produkte pa gluten në treg për të lejuar ata që vuajnë nga kjo intolerancë të kenë një dietë të larmishme.

Pra siç e shikoni, intolerancat ushqimore janë të shumta,por treguesi kryesor i tyre, është mënyra sesi reagon trupi ynë me ushqime të caktuara.

Një këshillë dashamirëse; MOS ELEMINONI USHQIMENGA DIETA JUAJ,NESE TRUPI JUAJ NUK JEP SINJAL QË DICKA PO E DEMTON!

Kujdesuni për veten!

Me dashuri, Tea !

(Kosova Sot Online)