Një ilaç i ri kundër pagjumësisë

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 14:48
Një ilaç i ri kundër pagjumësisë

Çaji nga bananet dhe kanella është një kombinim mrekullibërës. Bananet janë përzgjedhje e mirë për të gjithë ata që kanë probleme me mbajtjen e sasive të tepërta të ujit në organizëm, me ënjtje dhe me celulit. Ato kanë përbërës të dobishëm dhe janë të dobishme në përgjithësi për organizëm, por a e dini se nga bananet mund ta përgatisni një çaj i cili është efikas kundër pagjumësisë? Me rëndësi është që bananen ta kombinoni me kanellë, substancë e cila ka vajra esenciale, si eugenol, vitaminë A, thartirë pantotenike, niacinë dhe pirodiksinë.

Kanella e nxit qarkullimin dhe tretjen, prandaj përdorimi i saj preferohet me të madhe. Kaliumi nga bananet i relakson muskujt dhe e përgatit organizmin për gjumë, ku në këtë drejtim kontribuon edhe magnezi. Përgatitja e çajit nga bananet dhe kanella është shumë e thjeshtë. Qëroni bananet dhe zieni për dhjetë minuta. Më pas kulloni ato dhe në ujë qitni pak kanellë. Bananen e zier mund ta hani, derisa çajin e përgatitur e konsumoni një orë para se të bini në gjumë. 


(Kosova Sot Online)