Shkencëtarët tërheqin vërejtjen rreth rreziqeve të reja

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 14:09
Shkencëtarët tërheqin vërejtjen rreth rreziqeve të reja

Vetëm pasi që asteroidi i madh "Koka e të vdekurit" tash vonë fluturoi afër Tokës, shkencëtarët tërheqin vërejtjen rreth rreziqeve të reja - asteroidit "SD220 2003", i cili ka një diametër prej 0,7 kilometra. Ky asteroid do të mund t'i afrohet Tokës qysh gjatë kësaj jave, e sipas vlerësimit të shkencëtarëve, një goditje direkte me këtë asteroid do të mjaftonte për shkatërrimin e një kontinenti të tërë.

Ata thonë se është e mundur që asteroidi "SD220 2003" ta ketë një masë edhe më të madhe sesa ajo që është vlerësuar, meqë një pjesë e tij me gjasë fshihet në terr. NASA ka deklaruar se ky asteroid paraqet një rrezik potencial për planetin tonë. Asteroidi gjigant "2015 TB145", i gjerë 400 metra dhe i quajtur "Koka e të vdekurit" fluturoi para disa kohësh në një largësi prej vetëm 480.000 kilometrash nga Toka. 

(Kosova Sot Online)