Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës mund të jetë një shenjë e hershme e një sëmundjeje të pashërueshme! Ekspertët thonë se…

  • E.K /
  • 03 October 2021 - 12:27
Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës mund të jetë një shenjë e hershme e një sëmundjeje të pashërueshme! Ekspertët thonë se…

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës mund të jetë një shenjë e hershme që tregon se vuani nga një sëmundje e pashërueshme. Sipas “The Sun”, rreth gjashtë për qind e njerëzve me dhimbje kronike diagnostikohen me spondiloartrit aksial, ose shkurtimisht SpA aksial.

Sipas organizatës “CreakyJoints”, kjo sëmundje ka tendencë të fillojë në adoleshencën e vonë dhe në fillim të viteve 20, por mund të duhen mesatarisht 8.5 vjet për t’u diagnostikuar.

Nëse nuk trajtohet, ajo mund të bëjë që rruazat në shpinë të shkrihen së bashku, duke i bërë aktivitetet e përditshme shumë të dhimbshme. Në rastet më të këqija, një kockë e re mund të formohet në trup.

Trajtimi fokusohet në lehtësimin e dhimbjeve të pacientëve, në vend që të ndalojë përparimin e sëmundjes.

Dr Raj Sengupta tha: “Është e dhimbshme për një reumatolog të shohë pacientë në një klinikë që kanë përjetuar dhimbje shpine për vite me radhë dhe që u është thënë se shkaku lidhet me lëndimet nga sporti apo nga lodhja.

Dhimbja shpesh shfaqet kur dikush është në të 20-tat. Kjo mund të çojë në probleme të shëndetit mendor, si dhe më shumë dëmtim të shtyllës kurrizore. Gjendja prek nyjet e shtyllës kurrizore, duke shkaktuar dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe tek ijet.

Por një tipar tjetër i zakonshëm i është dhimbja e vitheve e ngjashme me dhimbjen e nervit shiatik, që mund të ngatërrojë mjekët për të diagnostikuar sëmundjen”.

Ai shtoi: “Dhimbja e nervit shiatik shkakton dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në vithe e deri te këmbët, por SpA aksiale shkakton dhimbje vetëm tek vithet, jo tek këmbët”.

(Kosova Sot Online)