Përse duhet pastruar çdo ditë brushën e dhëmbëve

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 14:42
Përse duhet pastruar çdo ditë brushën e dhëmbëve

Shpeshherë po harrojmë që goja jonë është përplot me baktere, e një numër i caktuar i tyre janë patogjene, shkaktojnë sëmundje të dhëmbëve dhe mishit të tyre. Edhe pse kurrë nuk mund t'i heqim qafe të gjitha bakteret, duhet pastruar gojën dhe sipërfaqen e saj në mënyrë që të mos shkaktojnë probleme shëndetësore, por kini kujdes edhe brushën.

1. Brushën e shpëlani me ujë të ngrohtë. Para dhe pas pastrimit vendoseni brushën nën ujë të ngrohtë. Detyrimisht pastrojeni me ujë të ngrohtë, sepse më lehtë shkatërrohen ashtu bakteret. 2. Thajeni. Bakteret që shkaktojnë sëmundje të ndryshme nuk e durojnë oksigjenin dhe ekspozimin në ajër. Prandaj, pasi ta keni pastruar brushën, mos e mbyllni në kapakun e plastikës. Në vend të kësaj, vendoseni diku ku mundet të marrë ajër.

3. Mos e ndani brushën me dike tjetër. Kjo është një porosi nga stomatologët, por gjithmonë duhet t'jua rikujtojmë. Edhe fëmijët e vegjël duhet t'i kujtoni se dhëmbët duhet t'i pastrojnë vetëm me brushën e tyre. Kujdes nga pllakat e formuara që formojnë kariesin, që mund të shkaktoj inflamacione të rrezikshme.


(Kosova Sot Online)