Fakte që nuk i keni ditur rreth sëmundjes Fibromialgjia

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 21:16
Fakte që nuk i keni ditur rreth sëmundjes Fibromialgjia

Fibromialgjia ( FM) është një sëmundje, e cila shkakton dhembje të përgjithshme muskuloskeletike, në formë kronike, e shoqëruar me dobësi të përgjithshme trupore, mungesë përqendrimi, pagjumësi, plogështi, dhimbje koke të vazhdueshme etj.

Epidemiologjia: FM është një shkaktar i zakonshëm e dhembjes kronike dhe shkaktari më i shpeshtë i dhembjes muskulo- skeletike te femrat e moshës 22-55 vjeç. Është rreth 6 herë më e shpeshtë te femrat se të meshkujt dhe mund të shfaqet edhe tek fëmijët.

s

Klinika e sëmundjes: FM karakterizohet nga dhembje e përgjithshme kryesisht muskulare, shoqëruar me dobësi trupore, shpesh edhe me simptoma somatike ose çrregullime psikiatrike, dhimbje koke, pagjumësi…

Simptoma te tjera: Këto janë më pak specifike por përfshijnë: dhimbje abdominale, sindroma e zorrës së irrituar, dhimbje të kafazit të krahërorit, dhimbje pelvike etj.

Megjithëse sindromi i zorrës së irrituar është gjetje e shpeshtë, sëmundja e Refluksit Gastrointestinal (urthi), është gjithashtu simptomë shoqëruese e këtyre pacientëve. Ankesa të tjera përfshijnë: tharje të syve, simptoma të tipit të alergjisë, rrahje të shpeshta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, ndryshime në peshë, djersitje e shtuar gjatë natës etj.

Në ekzaminimin fizik të këtyre pacientëve vërehet ndjeshmëri e shtuar e indit muskuloskeletik, në disa zona anatomike specifike.

Diagoza vendoset nëpërmjet vlerësimit të kujdesshëm të simptomave që paraqet pacienti, ekzaminimit të kujdesshëm fizik, si dhe nëpërmjet disa analizave laboratorike që përgjithesisht janë për të përjashtuar sëmundje të tjera reumatizmale, kryesisht inflamatore si: Arthriti Rheumatoid, Lupusi Eritematoz Sistemik, Sindromi Sjogren, Spondiliti Ankilozant, Polimialgjia Rheumatike, Miopatite metabolike etj.

Trajtimi: Trajtimi është medikamentoz dhe ndihmues që konsiston në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit.

(Kosova Sot Online)