Çfarë e shkakton plakjen para kohe tek shqiptarët?

  • E.K /
  • 22 tetor 2021 - 09:55
Çfarë e shkakton plakjen para kohe tek shqiptarët?

Kjo është diçka që është padyshim nën kontrollin tuaj. Fatkeqësisht, plakja e parakohshme është diçka që përjeton shumica e shqiptarëve.

Duket se shumë nga zakonet e përditshme – disa që ndoshta as nuk i pranoni se po i bëni – ju tregojnë më të vjetër se vitet e vërteta.

Gjumi i pakët dhe i keq plak para kohe
Gjumi nuk mban vetëm mendjen tuaj të shëndoshë – ai ndihmon të dukeni më të rinj për më shumë kohë.

Gjumë riparon dëmin që që merr organizmi gjatë ditës. Pra ekspozimin ndaj lodhjes, ndotjes dhe stresit. Kur merrni gjumin e duhur, lëkura juaj nuk mund të përgatitet për ditën tjetër.

Kjo dërrmon lëkurën tuaj, sjell qeliza më pak të shëndetshme dhe afron plakjen e parakohshme. Mundohuni të bëni të paktën tetë orë gjumë në natë, sugjerojnë të gjithë specialistët e mjekësisë.

Mungesa e frutave dhe perimeve në ushqim plak para kohe
Gati 80 për qind e shqiptarëve nuk hanë 2 deri 3 racione 100 gramëshe me perime në ditë. Ndërsa 72 për qind nuk arrijnë të hanë fruta mjaftueshëm, sipas të dhënave .

Megjithatë, frutat dhe perimet parandalojnë dëmtimin që shkaktohet tek lëkura juaj nga plakja e parakohshme, sipas Akademisë Shkencore të Dermatologjisë.

Frutat dhe perimet janë plot me ushqyes, si antioksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.

Disa fruta dhe perime që duhen patjetër? Zarzavate me gjethe të errëta si spinaq, patate të ëmbla, portokall, speca të kuqe, luleshtrydhe, shegë, boronica, shparguj dhe kërpudha.

(Kosova Sot Online)