8 ushqimet që ju qetësojnë

  • E.K /
  • 23 October 2021 - 11:12
8 ushqimet që ju qetësojnë

Stresi dhe ankthet janë një adresë për shkatërrim. Sigurohuni që të bëni ndryshime të mjaftueshme në ushqim dhe të përcaktoheni për ushqimet, të cilat ju ndihmojnë të rrini të relaksuar dhe pa stres,

ÇOKOLLATA

Shtojani dëshirave tuaja një çokollatë të zezë. Përmbajtja e tyre mban në nivel dopaminën në tru, duke ju siguruar njëkohësisht që mendja juaj të mbetet e relaksuar dhe pa stres. ARRAT Arrat janë të pasura me selen, një mineral ky që në mungesë të tij shkaktohen ankthe dhe lodhje. Një grusht arra në ditë ju mundëson që të jeni më të qetë.

SPINAQI

Ushqimi i preferuar i Popait është i pasur me magnez, që i ndihmon mendjes të mos ngarkohet. Një dozë me vitamina A dhe C, e po ashtu edhe hekuri, sigurojnë një ushqim të shëndetshëm.

BAJAMET

Z inku dhe vitamina B12 me të cilat janë të pasura bajamet e shndërrojnë këtë ushqim në listën kundër stresit. Këto nutriente ndihmojnë të keni një disponim të ekuilibruar.

ÇAJI I GJELBËR A

sgjë nuk mund të ketë efekt më qetësues në trurin e njeriut se sa një gotë me çaj të gjelbër, kur ta filloni ditën. Madje thuhet se efekti i tij fillon përnjëherë.

PESHKU

Llojet e peshkut si salmon dhe skumbri janë të pasur me aminoacidet omega-3, që ofrojnë selen dhe triptofan për trurin, duke i ndihmuar të qëndrojë i qetë. BORONICAT Një fryt shumë i shijshëm, boronicat po ashtu janë të pasura me antioksidues, që njihen se në masë të madhe lirojnë nga stresi.

QUMËSHTI

Edhe një befasi e këndshme? Mirë, qumështi është i pasur me triptofan, që ndihmon në lirimin e serotoninës, duke ndihmuar që mendja të qëndrojë e qetë.

(Kosova Sot Online)