Limoni dhe vera, për tretje më të mirë

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 12:09
Limoni dhe vera, për tretje më të mirë

Sa herë pas ushqimit të majmë është dashur ta kufizoni pijen, për të shmangur pasojat e tjera të mundshme. * Një lugë sodë bikarboni ose uthull të mollës janë "ilaç" I vërtetë kundër mundimeve. Porsa ta ndjeni se e keni tepruar me ushqim, hidhni në ujë. * Mineralet, kaliumi dhe magnezi, ndikojnë mirë në lukth dhe zbutin ndjenjën e fryrjes, e në një shujtë të fortë duhet t'i përfshini edhe ata.

Më së shumti ka në perimet me gjethe të gjelbër. * Pasojat e ushqimit të tepërt i shëron edhe limoni. Shtrydheni në një gotë ujë dhe e pini, sepse kjo agrume rregullon tretjen dhe tretë ushqimin. * Një gotë verë e zezë, që përmban antioksidues, shkrin dhjamin. Por, mbani mend, 2 dl janë ilaç, pjesa tjetër ka efekt të kundërt.

(Kosova Sot Online)