Xhenxhefili është shumë i shëndetshëm, por kujdes kur e përdorn

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 11:20
Xhenxhefili është shumë i shëndetshëm, por kujdes kur e përdorn

Forca e xhenxhefilit është e pabesueshme dhe e fortë. Shëron shumë simptoma dhe sëmundje si: abut simptomat te artriti, forcon imunitetin, ndihmon te mundimet, hemorroidet, ngërçet, migrena, kolla, diarreja, e shumë sëmundje të tjera. Por, ekzistojnë disa situata kur duhet ta shmangni.

SHTATZËNAT

Në xhenxhefil gjenden stimulues të fortë, që mund të shkaktojnë lindje të hershme. Sidomos në javët e fundit të shtatzënisë xhenxhefilin duhet ta shmangni gjithsesi.

PERSONAT QË DËSHIROJNË TË SHTOJNË NË PESHË

Derisa për ata persona që mëtojnë të humbin në peshë xhenxhefili është ushqimi i duhur, për ata që dëshirojnë të shtojnë në peshë kurrsesi se nuk është. Xhenxhefili pakëson oreksin dhe ndihmon në shkrirjen e dhjamit. Nëse dëshironi të shtoni në peshë, xhenxhefili aty nuk ju ndihmon.

NJERËZIT ME GJAK TË ÇRREGULLUAR

Xhenxhefili përshpejton qarkullimin e gjakut, që është shumë mirë, por jo edhe për ata që kanë çrregullime hemofilie.

(Kosova Sot Online)