Pse dëgjojmë tingullin e një zileje te veshët? Ja nga çfarë shkaktohet ajo

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 08:34
Pse dëgjojmë tingullin e një zileje te veshët? Ja nga çfarë shkaktohet ajo

Ndonjëherë, pas një koncerti ose ekspozimit për një kohë të gjatë ndaj tingujve apo zhurmave të larta, na duket sikur dëgjojmë një tingull zileje. Çuditërisht ne mund ta dëgjojhmë atë vetëm kur kalojmë në një ambient të qetë pa zhurma.

“Bright Side” zbulon më shumë për këtë fenomen që mund ta keni përjetuar të paktën një herë në jetën tuaj. Vetëm mbani mend se nëse vëreni diçka të pazakontë, është më mirë të konsultoheni me një mjek.

Origjina e kësaj zhurme nuk bëhet ende e ditur

Për shkak se çdo person është i ndryshëm, edhe zhurma në vesh mund të shfaqet në forma të ndryshme, për shembull tek disa ajo mund të duket si një britmë ose ulërimë. Simptoma e ziles është përgjithësisht e përkohshme dhe në disa raste, është aq intensive saqë e bën të vështirë bisedën.

Sidoqoftë, nëse zilja zgjat shumë ose përsëritet në mënyrë kronike, mund të ndikojë në jetën e përditshme tek ata që e përjetojnë.

Shkaku i këtij tingulli të pazakontë

Ky tingull shkaktohet nga dëmtimi i qelizave të vogla që ndodhen në veshin tonë të brendshëm. Këto qeliza formojnë kokrra të vogla që lëvizin sipas valëve të zërit që arrijnë tek veshët tanë. Nervi dëgjimor i percepton dhe i interpreton këto valë si tinguj. Por kur qelizat lëndohen, ato dërgojnë një mesazh të pasaktë dhe sinjali i gabuar dërgohet në trurin tonë, gjë që na bën të dëgjojmë një stimul që nuk është vërtet i pranishëm.

Faktorët që mund të provokojnë këto tinguj kumbues

Këto dëmtime të vogla në veshin e brendshëm mund të shkaktohen nga disa shkaqe, duke përfshirë:

Ekspozimin ndaj zhurmës së lartë për një kohë të gjatë, si në një koncert ose konstruksion, ose dëgjimi përmes altoparlantëve ose kufjeve me një volum shumë të lartë mund ta shkaktojë atë. Në rastin e parë, është e lehtë të shërohesh dhe të kthehesh në gjendjen normale. Por në rastin e dytë, dëmi i shkaktuar nga volumi i lartë që arrin në vesh mund të bëhet i përhershëm.

Dylli i veshit gjithashtu mund të jetë shkaku i zhurmës së krijuar. Një pengesë në kanalin e veshit për shkak të akumulimit të dyllit të veshit mund ta bëjë atë të bymehet dhe madje të irritojë daullen e veshit, duke gjeneruar këtë tingull imagjinar të bezdisshëm. Kjo gjithashtu mund të lindë nga një infeksion i veshit.

Ndërsa rritemi, gradualisht mund të humbasim shqisën tonë të dëgjimit, e cila në planin afatgjatë, mund të shkaktojë një zhurmë në plan afatgjatë. Kjo shfaqet zakonisht tek njerëzit mbi 60 vjeç.

Një shkak tjetër janë ndryshimet në presionin e gjakut.

Lëndimet e kokës dhe qafës, madje edhe stresi i tepërt në këto zona, mund të shkaktojnë zhurmë tek veshët, sepse ato janë të lidhura me dëgjimin. Në këto raste, zhurma zakonisht shkaktohet vetëm në njërin vesh.

Nga ana tjetër, gjendja mund të tregojë një ngurtësim të kockave të veshit të mesëm (otoskleroza), e cila është një nga simptomat kryesore të saj.

Kur nyja temporomandibulare (vendi ku nofulla takon kafkën) pëson ndonjë ndryshim ose dëmtim, mund të shkaktojë zhurmë tek veshët për shkak të afërsisë me veshin.

Kjo ndjesi, në rastet më ekstreme, mund të jetë një shenjë e sëmundjeve, siç është sindroma e Menierit, një gjendje në veshin e brendshëm; ose schëannoma vestibulare, e cila prodhohet nga një tumor në kafkë.

Përdorimi i ilaçeve, të tilla si ato kundër depresionit, antibiotikët dhe pilulat e ujit gjithashtu mund të shkaktojnë këtë simptomë.

Si të parandaloni zhurmën tek veshët

Nëse kjo ndjesi zgjat shumë gjatë dhe ka intensitet të lartë, mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme dhe të shkaktojë lodhje, mungesë përqendrimi, nervozizëm dhe probleme me gjumin ose kujtesën.

Për këtë arsye, është më mirë të shmangim tingujt jashtëzakonisht të lartë, të mos dëgjojmë me kufje muzikë me volum të lartë, dhe nëse shkojmë në një event, është një ide e mirë të përdorim tapa për të mbrojtur veshët.

(Kosova Sot Online)