Çfarë ndodh me trupin kur konsumoni sheqer para se të flini?

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 15:06
Çfarë ndodh me trupin kur konsumoni sheqer para se të flini?

Legjenda urbane thotë se ngrënia e ushqimit vonë natën çon në shtim në peshë, por aktualisht nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur këtë pretendim. Megjithatë, ushqimet që hamë zakonisht para se të shkojmë në shtrat ndikojnë në shëndetin tonë të përgjithshëm.

Siç dihet sheqeri shkakton shumë probleme në funksionimin e organizmit pasi nuk i jep asnjë lëndë ushqyese, ndërsa sjell dëmtime afatgjata si shtim në peshë, diabeti, sëmundjet e zemrës etj. Pra, çdo gjë që mund të përmbajë sheqer dhe në veçanti disa lloje aditivësh, si saharoza dhe fruktoza, duhet të shmanget në çdo kohë të ditës.

Sigurisht, frutat që përmbajnë sheqerna natyrale nuk shkaktojnë të njëjtat efekte serioze shëndetësore. Çfarë ndodh me trupin nëse hani sheqer para gjumit? Sheqeri, përveç problemeve të lartpërmendura, prish edhe gjumin. Kjo ndodh sepse sheqeri ngre nivelin e insulinës, gjë që e vë trupin në gatishmëri.

“Kur hani sheqer, nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe pankreasi lëshon insulinë, e cila ndihmon sheqerin të kthehet në qeliza, duke u dhënë atyre ‘energji’ për të funksionuar më shpejt. Ngrënia e sheqerit vonë natën ju jep stimulim të tepërt, të cilin sigurisht nuk dëshironi ta bëni natën vonë”, thotë dietologu Alex Evans.

Ekspertët thonë se për funksionimin normal është mirë që të evitohet konsumimi i sheqerit të paktën dy orë para gjumit. 

(Kosova Sot Online)