Mos harroni t'i konsumoni, këto janë përfitimet shëndetësore të arrave

  • E.K /
  • 17 November 2021 - 10:23
Mos harroni t'i konsumoni, këto janë përfitimet shëndetësore të arrave

Të mbushura me proteina, fibra dhe yndyrna të nevojshme, arrat janë një nga produktet më të mira të këtij sezoni.

Ekspertët me studimet e tyre të fundit janë duke i dhënë shumë rëndësi konsumit të arrave për arsye të përfitimeve të mëdha shëndetësore siç janë trajtimi i disa llojeve të kancerit por jo vetëm.

Edhe pse ka pasur shumë dilema mes ekspertëve të mjekësisë, besohet se arra e zezë është një kurë potenciale e kancerit, për arsye se vret ”parazitin” përgjegjës për shkaktimin e sëmundjes. Shkencëtarët kanë zbuluar se arra e ul rrezikun e vdekjes nga kanceri për 40 % dhe nga sëmundjet kardiovaskulare për të paktën 55 %.

Ndihmon për të luftuar plakjen!

Studimet e fundit kanë treguar se konsumi i arrave, parandalon plakjen te femrat e gjithashtu parandalon ndryshimet fizike që vijnë me pleqërinë.

Përmirësimi i shëndetit të zemrës!

Arrat e papërpunuara janë një aleat i pazëvendësueshëm i zemrës. Ajo janë të pasura me sasi të konsideruar të polifenoleve, komponime këto të cilat mendohet se luajnë një rol tejet të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Arrat gjithashtu kontribuojnë duke ulur nivelet e kolesterolit në gjak, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe parandalimin e inflamacionit.

Por kujdes! Nëse e ekzagjeroni me konsumin e arrave, do të përballeni me një mbingarkesë kalorish, duke shtuar në peshë rrjedhimisht. Kur vjen puna te arrat, shumica e njerëzve nuk e dinë se kush është masa e duhur për konsum ditor, por rekomandohet deri në 6 kokrra në ditë!

(Kosova Sot Online)