Zbulohet pasta për dhëmbë që shëron alergjitë

  • E.K /
  • 30 November 2021 - 12:37
Zbulohet pasta për dhëmbë që shëron alergjitë

Sezoni i alergjive pranverore ende nuk ka kaluar, për më shumë, qershori është muaj kur shfaqen teshtitje, djegie në sy dhe lodhje. Deri më tani simptomat e tilla ishte e mundur të zbuten përmes vaksinës dhe antihistaminikë. Ndoshta ekziston një zgjidhje më e thjeshtë: pasta për dhëmbë.

Bëhet fjalë për pastën "alerdent", e cila përmban alergjenë. Nëse për shembull jeni alergjik në polen, pikërisht ky polen i shtohet pastës, e sugjerohet që këtë ta bëjë farmacisti. Derisa pastroni dhëmbët, doza të vogla me alergjenë kalojnë përmes mukozës nën gjuhë dhe arrijnë deri te nyjat lokale limfatike, që posedojnë qeliza të sistemit imun.

(Kosova Sot Online)