Varianti Omicron pritet të bëhet lloji dominues i koronavirusit në Evropë

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 16:17
Varianti Omicron pritet të bëhet lloji dominues i koronavirusit në Evropë

Varianti Omicron ka të ngjarë të bëhet lloji më dominues gjatë muajve të ardhshëm në Europë,  duke përbërë më shumë se gjysmën e rasteve të Covid-19, sipas një dokumenti nga Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Bazuar në modelet matematikore të zhvilluara nga ECDC, ka të dhëna se Omicron ka të ngjarë të shkaktojë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të SARS-CoV-2 në muajt e ardhshëm në Europë.

Ekspertët  ende nuk e dinë se sa ngjitës është varianti i ri, por proteina spike e virusit – e cila lidhet me qelizat njerëzore përbëhet nga mutacione të  cilat janë më të transmetueshme  dhe rrezikojnë ti shpëtojnë mbrojtjes së vaksinave.

(Kosova Sot Online)