Lëkura shkakton të kruara shkaku i nxehtësisë

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 10:18
Lëkura shkakton të kruara shkaku i nxehtësisë

Djersitja e shtuar gjatë stinës së verës u shkakton telashe shumicës. Pos aromës aspak të këndshme që mund të shkaktohet nga bakteret e grumbulluara, te disa persona djersitja shkakton edhe skuqje në lëkurë. Fajtori kryesor për shfaqjen e ndryshimeve në lëkurë janë kërpudhat, të cilat si pasojë e djersitjes fillojnë të shumohen më shumë se zakonisht. Mjekët theksojnë se skuqjet më shpesh shfaqen në fytyrë dhe në hapësirën e dërrasës së gjoksit.

Këto skuqje shfaqen në tri forma, si pika uji, disa shfaqen si ndryshime të vogla të kuqe në lëkurë dhe forma tjetër është puçrra që shkaktojnë të kruara. Simptomat aspak të këndshme dhe të kruarat mund të zbuten nëse bëni dush me ujë të ftohtë, e në mënyrë që simptomat t'i ballafaqoni më lehtë, me rëndësi është që periudhë më të gjatë kohore të kaloni në ambient të mbyllur dhe hapësira të ftohta derisa skuqjet të hiqen. Për shërim përdoren losione. Për të parandaluar këto shfaqje, duhet të anashkaloni djersitjet. Problemet e shkaktuara si pasojë e djersitjes zakonisht zgjatin 3-4 ditë, e në largimin e tyre ndikon losioni me bazë mentën, që e qetëson lëkurën.

(Kosova Sot Online)